Është dita e drejtësisë , lexova diku…normal që duhet të jetë një ditë e veçantë në një vënd demokratik…demokratik jo vetëm si emër ,por si shtet.
Drejtësi ….drejtesi e vërtetë …??!!! Ku është ?? E ka “parë “dikush???
Kjo drejtësi qe nuk eshte drejtësi , është katandisur kështu dhe është gjëja më larg Europes që ne kemi, sepse shumë nga njerëzit që kanë drejtuar , janë sjellë si “sundimtarë dhe pushtues” njëkohësisht .
Normal që kanë qenë me bazament rural, pa respekt prone, territori, tapie, fjale dhe sidomos drejtësie , sepse ju ka munguar shteti ne territorin e tyre rural….karakteristikat provinciale dhe injorante, korrupsioni dhe paaftesia e kanë zaptuar në pjesën më të madhe këtë drejtësi të themelosur në rrënjë plepash…vete e kanë lënë kështu …vete shtetarët e kanë shkatëruar atë që të livadhisin më mirë dhe më gjatë …Nje drejtësi E Drejtë është një garanci për një shtet të fortë , shtet me prosperitet, pa mafie, korrupsion apo ryshfet…
Le t’a urojme këtë sot në Ditën e Drejtësisë …
Të fillojë me politikën , me hajdutët e vullnetit të popullit, me përfituesit e përhershëm të pushteteve, me dosjet monstruoze të çdo lloj krimi me, apo pa pushtet. Të gjithë duhet të japin llogari, të gjithë ata që akuzojnë njëri tjetrin për krim, drogë , korrupsion… Fëmijët tanë , e ardhmja nuk duhet të shkojnë “të penduar” për të votuar… Për çdo emër që lexon në fletën e votimit, një ditë më parë në televizion, apo tubim ka dëgjuar gjithë akuzat që rrallë i ka ne dosje dikush qe vuan dënimin
Këtij vendi nuk i mungojnë njerëzit e drejtë, të aftë dhe të përgjegjshëm … Kudo ka… Ne drejtësi, media, arsim, biznese edhe më gjerë… ka edhe në politikë…
Të presim , të shpresojme… Sa? Kur? Si? SPAK, apo ASPAK?!
#Ilir Jano

