Një nga serialet e transferimeve të kësaj vere ka përfunduar. Robert Lewandowski është zyrtarisht lojtar i Barcelonës .
Lëvizja e Robert Lewandowski te Barcelona është finalizuar, me Bayern Munich duke zyrtarizuar marrëveshjen e tyre me katalanasit.
Kështu, pas tetë viteve “të shkëlqyera” në Mynih – plot tituj dhe gola – Lewandowski largohet nga Bayern Munich për në Barcelonë, duke bërë realitet dëshirën e tij për aventura të reja.
Lewandowski pritet të fluturojë për në SHBA të dielën (17.07.2022) për t’iu bashkuar skuadrës së Barcelonës. 33-vjeçari do të kalojë testet e nevojshme mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.
“Ne kemi rënë dakord për lirimin e Robert Lewandowski. Kemi një marrëveshje verbale me Barcelonën, kontrata është ende në pritje. Ne e dimë shumë mirë se për çfarë duhet të falënderojmë Robertin, por lojtarë të tjerë të mëdhenj janë larguar sërish nga Bayerni në të kaluarën dhe as atëherë skuadra nuk u shpërbë. Në vend të kësaj, do vazhdojë të jete edhe më i suksesshëm”, tha CEO Oliver Kahn.(Newsit)
@NewsIn.Al

