Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiBelgjikë: Makina përplaset në turmë - Të paktën 5 të vdekur

Belgjikë: Makina përplaset në turmë – Të paktën 5 të vdekur

Rrjeti televiziv RTL transmeton informacione për pesë të vdekur.

Një makinë është përplasur mes turmës në orët e para të ditës së sotme pranë qytetit të Luvrit në Wallonia.

Sipas mediave belge, rreth orës 05:00 ishin mbledhur më shumë se 150 persona teksa po përgatiteshin të merrnin pjesë në karnavalet gjatë ditës, kur mbi ta ra një automjet me shpejtësi.

Rrjeti televiziv RTL transmeton informacione për pesë të vdekur.

Sipas gazetës L’Avenir, të paktën katër persona u vranë, përfshirë një fëmijë, 12 u plagosën rëndë dhe 20 u plagosën lehtë.

Një i dyshuar është arrestuar, transmeton media belge, duke cituar burime pranë policisë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments