KreuAktualitetiBerisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama,...

Berisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama, në protestë…

Berisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama….

Sali Berisha u zotua se me protesta të vazhdueshme do të rrëzojë qeverinë Rama duke synuar zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike.

Berisha tha se do ta rrëzojë qeverinë, njësoj siç ndodhi në Bullgari ku kryeministri dha dorëheqjen.

“Në mbledhjen e kryesisë së PD u vendos që ti drejtohemi qytetarëve për fillimin e protestave në datën 22 dhjetor, ku të bashkohen shqiptarë të të gjitha bindjeve, por që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes së parave dhe pasurive të taksëpaguesve shqiptarë dhe qytetarëve. Në Bullgari e përmbysën qeverinë. Nuk është e vërtetë që kryeministri kërkoi të bllokojë vendimin e gjykatës, por kryeministri duke marrë përgjegjësi për aktin korruptiv të ministrit të tij, dha dorëheqjen dhe e çoi vendin ne zgjedhje. Kurse Edi Rama i tmerruar sepse është direkt njeriu që ka ndarë paratë me Lubi Ballukun, i dha një goditje fatale luftës kundër korrupsionit. Qytetarë dhe qytetare, na përket ne të ngremë zërin tonë, na përket ne të mos pajtohemi kurrë me këtë situatë”, tha Berisha.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit