KreuAktualitetiBerisha në Korçë, Salianji në Shkodër/ Kush nga të dy ka më...

Berisha në Korçë, Salianji në Shkodër/ Kush nga të dy ka më shumë ndjekës ?

Ora e takimeve ishte e njëjtë, dhe me siguri jo pa qëllim. Tashmë Salianji është shpallur armik i selisë blu…

Të dy mblodhën demokratë, por njëri dukshëm është më i pëlqyer se tjetri. Ervin Salianji mblodhi demokratët në Shkodër ndërsa kreu i selisë blu, Sali Berisha, zhvilloi foltoren e tij në Korçë.

Salla ku Ervin Salianji zhvilloi takimin ishte e mbushur plot me demokratë ndërsa edhe ndjekësit online i kishte më shumë se sa Sali Berisha.

Ora e takimeve ishte e njëjtë, dhe me siguri jo pa qëllim. Tashmë Salianji është shpallur armik i selisë blu për shkak të pretendimeve dhe akuzave të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

Përtej kësaj, Sali Berisha nuk kapi as 300 shikime live në Facebook, ndërsa Salianji numëronte 1.1 mijë shikues në kohë reale

Screenshot

 

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit