Wednesday, May 14, 2025
spot_img
HomeAktualiteti"Black Friday" i një populli "alla pazar", ne dhe maratona e festave!

“Black Friday” i një populli “alla pazar”, ne dhe maratona e festave!

“Black Friday” i një populli “alla pazar” dhe maratona e festave!

Të gjithë në “rradhë” për të psonisur, me celularin në dorë, me maska në xhep duke ndjekur live në media komunikatat për numrin e të infektuarve nga Covid shoqëruar me numrin dhe vallëzimin e firmave të demokratëve që nga zhurma e madhe mediatike ia kalon dhe fushatës Trump – Biden! Tashmë asgjë nuk bën më përshtypje…Askush nuk flet për çmimin e naftës, ujit,korentit, të bukës, të ushqimeve…kudo i njëjti hall dhe shqetësim, Kuvendi i PD. Çdo bëhet pas datës 11 dhjetor? Berisha, apo Basha…të dy, apo asnjëri???
Kjo ka rëndësi…kjo na ushqen dhe na bën të dyndemi në dyqanet plot ulje çmimesh për të premten e zezë “alla shqiptarçe”, ku ca gojë të liga “shpifin” se vallai çmimeve vetëm pusullka ju është ndrruar…
Mbarojnë pazarin dhe i sulen Korçës…e premte, e shtunë, e diel në Korçë të gjitha dhomat e hoteleve të rezervuara!
Tavernat dhe bujtinat plot me njerëz dhe hare, që të duken komplet “aut” me realitetin tallava të kohës…
Se Korça të “detyron” të festosh dhe ndryshe…qetësia, harmonia, serenatat, pastërtia, korçarët ta imponojnë këtë!

Gëzuar festat Shqipëria jonë!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments