Monday, March 24, 2025
spot_img
HomeAktualitetiGreqi... Emigrantë shqiptarë çelin festimet për ditën e Pavarësisë dje në Korinth.

Greqi… Emigrantë shqiptarë çelin festimet për ditën e Pavarësisë dje në Korinth.

Greqi, Korinth.
Çelen festimet për ditën e Pavarësisë dje në Korinth.
Shoqata e shqiptarëve të Korinthit na dhuroi dje një koncert festiv për Ditën e Pavarësisë.
Aktivitetin e çeli kryetari i Shoqatës Shqiptare Korinth zoti Jovan Prifti.
Festën e nderuan me praninë e tyre dhe e përshëndetën konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë zoti Sofokli Vasili, kryetari i Bashkisë Korinth Zoti Nanopoulo, kryetari I Bashkisë Maliq zoti Gezim Topçiu, ish kryetari I Bashkisë Korinth Zoti Aleksandër Pnevmatikos, drejtori për artet I Bashkisë Maliq zoti Festim Tomorri, homologu I tij në bashki në e Korinth it Themis Koutsogilas të cilët e përshëndetën festën dhe të pranishmit.

Protagonistët ishin fëmijët nxënës të kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe mësueset e tyre Alma Xhoxhaj, Mirela Vasili, Eleonora Likaj. Me recitimet dhe këngët e tyre e “ndezën” sallën. Përshëndeti dhe grupi polifonik I drejtuar nga Kastriot Lekdushku
Si dhe grupi I valleve i organizatës “Jeta” dhe artistë të tjerë.

Nestor Dede Athinë

@NewsIn.Al

 

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments