KreuAktualitetiBlendi Klosi flet për spostimin e datës së Kongresit të PS

Blendi Klosi flet për spostimin e datës së Kongresit të PS

Kongresi i Partisë Socialiste u zhvendos nga data 27 në datën 28 korrik

I pyetur në një emision televiziv për arsyen e shtyrjes së Kongresit, sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se kjo ngjarje vjen pas mbylljes së sensionit parlamentar dhe data nuk ndikon te askush.

“E shtuna me të dielën nuk besoj që ndikon për ju. Kongresi vjen pas vendimmarrjes të mbylljes së sensionit parlamentar. Kemi disa vendime të rëndësishme, por më i rëndësishmi zgjedhjet e forumeve të reja. Do të ketë një garim. Tani për kandidatët që janë të përzgjedhur, do të ketë një parim. Është menduar që të ketë një parim për përzgjedhjen e kandidatëve, mbi 85% të rinj dhe kështu trupa e asamblesë kombëtare do të jetë e zgjedhur nga kongresi dhe do të jenë mbi 85% të rinj. Janë njerëz me një energji të re në PS”, u shpreh ai.
Kujtojmë që në kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që treçereku i Asamblesë që do të dalë nga Kongresi, do të jenë anëtarë të rinj.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit