KreuAktualitetiBraçe përplaset me Bardhin për KLSH në Kuvend: “E neveritshme, nivel ordiner”

Braçe përplaset me Bardhin për KLSH në Kuvend: “E neveritshme, nivel ordiner”

Braçe përplaset me Bardhin për KLSH në Kuvend:

“E neveritshme, nivel ordiner”

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, teksa kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.

Deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.

Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”, tha Braçe.

Më pas Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit