“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 çështjet e Prokurorisë Publike Evropiane në Bullgari,” tha Ministria e Jashtme e vendit.
Ish- kryeministri bullgar dhe kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB, Bojko Borisov , u arrestua të enjten vonë në një operacion policor të lidhur me zyrën e prokurorit të BE-së, tha Ministria e Brendshme bullgare, sipas Reuters .
Ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar të buxhetit Menta Stoyanova, si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova, u arrestuan gjithashtu, tha ministria në një deklaratë.
“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 çështje të Prokurorisë Publike Evropiane në Bullgari. Në shumë adresa kryhen kontrolle dhe sekuestrime. “Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova aktualisht janë në paraburgim”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme bullgare.
@NewsIn.Al
