KreuKulturë / ArtCa shfletojnë Shvejkun...ca tundin dybekun...

Ca shfletojnë Shvejkun…ca tundin dybekun…

Ca shfletojnë Shvejkun…ca tundin dybekun…

Një nga pjesët më të bukura të përshkruara nga Shvejku ishte jeta e tij në çmëndinë për të cilën ai thotë kështu:

”Me të vërtetë çuditem përse zemërohen të çmëndurit kur i mbajnë të mbyllur atje. Njeriu në çmëndinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërije si çakall, bile dhe mund të kafshojë…

Sikur t’i bënte njeriu këto në shétitjen e mbrëmjes të gjithë do habiteshin, kurse atje një gjë e tillë  është e zakonshme…atje ka një liri të atillë që jashtë s’e kanë parë as në ëndërr…

Atje nganjëherë tregonin përralla, pastaj ziheshin me grushte. Në çmëndinë mund të thërrisni , të ulërini, të ecni me të katra, të kerceni me një këmbë, të vraponi përreth, të vallëzoni, të hidheni, të qëndroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure. Askush s’do t’ju afrohet që t’ju thote:”Këtë gjë s’duhet ta bëni. Kjo zotëri s’ju ka hije! Të keni turp, ama qënkeni dhe njeri me kulturë”

Por në të vërtetë atje ka dhe të çmëndur të urtë. Bie fjala, ishte atje një shpikës i njohur i cili pareshtur kruante hundët dhe një herë në ditë thoshte:”Tani sapo zbulova elektricitetin”
E pra, ku ka më bukur se sa modeli i tillë i një çmëndine ku mund të sillesh si të duash dhe të mos të thotë kush gjë dhe të mos mbash përgjegjësi?

Futja pordhës, thotë usta Dhori…kështu ka qënë që në kohën e Zhvejkut.

Këtë përshtypjé kisha për botën…që ajo është një çméndinë e madhe, ku drita do ndriçojë dhe errësira do kuvendojë!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit