KreuAktualitetiCaktohen tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e...

Caktohen tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 10 të pandehurit e tjerë

Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka do të jenë tre gjyqtarët që do të gjykojnë kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 10 të pandehurit e tjerë që nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.

Dosja u nda në 2 fraksione në seancën e 27 prillit ku gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve.

Tashmë të njëjtat kërkesa të bëra nga mbrojtja e Veliajt që i janë rrëzuar nga trupa gjykuese Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, nisur që nga zëvendësimi i masës së sigurisë ‘arrest me burg’, zhvillimi i seanca live e deri te hapja e të gjitha provave të përfshira në dosjen e Erion Veliajt, do t’i ribëhen 3shes së re të gjyqtarëve.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit