KreuAktualitetiÇau ferrën deputeti, apo do vonohet ca ditë dhe do dorëzohet vetë...

Çau ferrën deputeti, apo do vonohet ca ditë dhe do dorëzohet vetë …

Si ka mundësi që prokuroria nuk mori masa qe Alqi Bllako  te mos largohej? Pse pikërisht ky vonim ekzekutim vendimi ndodh për një funksionar të larte?

Çau ferrën deputeti, apo do vonohet ca ditë dhe do dorëzohet vetë …

Dje në një intervistë për emisionin “Opinion”, Hazizaj tha se nga momenti kur Bllako ka dorëzuar mandatin në Kuvend, atëherë s´ka asnjë pengesë për të realizuar arrestimin, nëse ka një vendim Gjykate që mund të jetë marrë pa praninë e ish-deputetit apo avokatit të tij. “Sipas Kodit të Procedurës Penale, momentalisht Policia mund të arrestojë Bllakon. Ai ndodhet në shtëpi. Nëse arrestohet, duhet që brenda 48 orësh, i njëjti gjyqtar që ka dhënë masën e sigurisë të bëjë dhe vlerësimin e saj”, tha Hazizaj. Pra nuk do ishte e papritur nëse mëngjësi i nesërm e gjen Bllakon nën pranga….po sot asgjë nga keto nul ndodhi. Alqi nuk gjendet.

Ndërkohë, sot avokati i tij, Sokol Hazizaj, ka postuar një foto nga avioni, ku shkruan: “Ciao, përqafime”. Një postim që lë shumë vend për dyshime, pasi ai duhet të ishte në Shqipëri për të mbrojtur interesat e klientit të tij. Çfarë ka dashur të thotë avokati me këtë postim? A është ai vetë që ka bërë foton, apo të jetë dikush tjetër?@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit