KreuAktualitetiCeremoni zyrtare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me rastin...

Ceremoni zyrtare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit(Fotot)

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Ceremoni zyrtare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar.

Në ceremoninë e organizuar nga Zv/Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues Lorenc Shehu, morën pjesë përfaqësues të pushtetit qëndor dhe atij lokal në Korçë, përfaqësues të institucioneve të tjera ligjzbatuese, veteranë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Zv/Drejtori Shehu, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin e Korçës, duke i falënderuar për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe duke nënvizuar se siguria ndërtohet çdo ditë së bashku, përmes partneritetit mes Policisë dhe komunitetit.

Më tej, Drejtori përcolli mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me rastin e festës së Policisë.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm ishte vlerësues dhe motivues për sakrificën e përditshme të efektivëve, si dhe një kujtesë se çdo punonjës policie ka mbështetjen e drejtuesve për të përmbushur me profesionalizëm dhe ndërgjegje misionin e organizatës.

Gjatë ceremonisë u shpreh mirënjohje e pakufishme për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit.

Si simbolikë festive, por edhe si dëshmi e vlerësimit dhe mirënjohjes për punën e tyre, gjatë ceremonisë u nderuan me certifikata “Për shërbime të dalluara” punonjësit e Policisë, N/Komisar Mariglen Koro, N/Komisar Jurgen Nuke dhe me certifikatën e karrierës, Inspektor Qazim Hyka.

#113vjetPoliciaeShtetit
#Policiapranëjush
#solidarëdhebashkëpunues


@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit