Por çfarë besimtari ishte Noli?
Ka një histori me Nolin. E ëma e Artur Liolin, një grua që kishte mbaruar konservatorin e Bostonit ishte edhe një grua që drejtonte shoqatën e grave shqiptare në Neë York. Përpara se të organizonte një grup grash për një meshë të drejtuar nga Noli, i bëri tre pyetje.
E para nëse gratë duhet të mbanin në kokë kapele. Noli iu përgjigj: Nuk ka rëndësi se çfarë ke mbi kokë, por çfarë ke brenda saj. E dyta e pyeti si duhet të visheshin. Noli iu përgjigj se nuk kishte një këshillë për veshjen dhe e treta nëse ai besonte realisht në Zot.
Noli iu përgjigj: Zonjë, a mund të harxhosh një jetë për një kauzë që nuk e beson?
Pra Noli ishte besimtar i madh.
![]()
![]()
Profesore Lavdie Mato_ USA
@NewsIn.Al


