Një trashëgimi për fëmijët e mi të rritur…
Çdo vit fëmijët e mi më pyesin se çfarë dua për Krishtlindje.
Tani vendosa t’ju them se çfarë dua vërtet.
Dua të më vizitoni.
Dua të më kërkoni një këshillë.
Më tregoni për problemet e tuaja.
Më pyesni për mendimin tim.
Më kërkoni ndihmë.
Dua që të flasim për jetën, të bëjmë shaka për gjithçka…
Më tregoni për punën tuaj.
Më thoni çfarë ju shqetëson.
Gjithmonë dua të jem pjesë e jetës suaj.
Dua të qesh me ju.
Asgjë tjetër nuk ka rëndësi, thjesht dua të dëgjoj të qeshurën tuaj që është melodia më e bukur për mua.
Mos më blini dhurata, blini vetes diçka të bukur, sepse tashmë kam gjithçka që më nevojitet.
Dua t’ju shoh të shëndetshëm dhe të lumtur.
Kjo është arsyeja pse kur më pyesni përsëri se çfarë dua për Krishtlindje , plot dashuri ju them “Asgjë”, sepse tashmë ju bijtë e mi më keni bërë dhurata gjatë gjithë vitit.&j&
Unë ju dua ju….!
NewsIn.al


