KreuAktualitetiMëso, kërko, lexo, provo...Ëndërrat mund të djegin ëndrra

Mëso, kërko, lexo, provo…Ëndërrat mund të djegin ëndrra

Mëso, kërko, lexo, provo

Ëndërrat mund të djegin ëndrra,
Por zjarri, zjarrin nuk e djeg,
Ashtu dhe fryma brenda shpirtit,
Të çon në dritë ose në terr!

Nëse kupton ç’ke brenda teje,
Se sa fuqi dhe aftësi,
Ta dish se je “qenie qiellore”,
Nuk je veç trup, nuk je “njeri”!

Harro vetveten për një çast,
Harro të tjerët përreth teje,
Mëso, kërko, lexo, provo…,
Vepro, dëgjo, dhe mos merr leje!

Atëherë do të jesh njeri i lirë,
Do të gjejnë të tjerë që të ngjasojnë,
Ka shumë që duken si “shpellarë”,
Por dinë vërtet të dashurojnë!

Petro Arben Trebicka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit