Ndjekja ndërkombëtare për paratë ruse nisi në portet ku oligarkët rusë ankorojnë superjahtet e tyre dhe vazhdoi në lagjet e “Londongradit”, siç quhet pjesa më e shtrenjtë e Londrës, ku kanë blerë vila të shtrenjta.
Tani, nën mikroskop janë vilat e miliarderëve rusë në Mesdhe dhe veçanërisht në Rivierën Franceze.
Qeveria franceze ka ngritur një grup pune për të ekzaminuar pasuritë që besohet se i përkasin rusëve dhe ka sekuestruar rreth 30 prona me vlerë më shumë se gjysmë miliardë euro.
Megjithatë, deri më tani, asnjë lëvizje nuk është raportuar nga autoritetet franceze në lidhje me Château de la Croë, një vilë historike prej gati 2500 m2. që dikur i përkiste Aristotelit Onassis, por tani është në pronësi të Roman Abramovich . 
Burimi:Money Review
@NewsIn.Al

