HomeAktualitetiÇfarë fshihet pas dorëheqjes së Blushit? Administrim i Top Chanal nga trashëgimtarët,...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Blushit? Administrim i Top Chanal nga trashëgimtarët, angazhim i Blushit në politikë  apo…

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Blushit? Administrim i Top Chanal nga trashëgimtarët, angazhim i Blushit në politikë  apo shifra marramendëse që afron Çet Kastrati për të blerë kanalin e fuqishëm televiziv

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha ka reaguar për herë të parë pasi Ben Blushi u largua nga Top Channel, katër vite pasi e drejtoi këtë televizion.

Në një e-mail drejtuar stafit, Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel tashmë do ta marrin trashëgimtarët, referuar fëmijëve të saj, Sara, Lori, Redia dhe Etan Hoxha.

Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon.

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush.

Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail.

Ne fakt nje nga informacionet qe po qarkullonin prej kohesh por dhe diten e sotme ishte qe Top Channel do blihet nga Shefqet Kastrati per shifren 50 milione euro, madje kjo shikohej si nje fakt i kryer, por nga reagimi i Vjollca Hoxhes mbetet akoma per tu pare cdo te ndodhe, ama per momentin eshte ne duart e familjes Hoxha….

KJo të jetë arsyeja e vërtetë?

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments