GREQI– Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar që vrau gruan e tij dhe më pas sajoi një grabitje është vizituar nga familjari i tij i parë.
Mediat greke shkruajnë se vëllai i pilotit ka qenë i vetmi nga anëtarët e familjes që ka marrë guximin të shkojë e ta takojë pas krimit të bërë.
Mediat greke shkruajnë gjithashtu se piloti i ka kërkuar të vëllait një libër dhe dis arroba. Ai kërkoi të kishte librin e gjeofizikanit David Begoviç, “Origjina e gjithçkaje”, që flet për civilizimin njerëzor nga Big Bengu deri në ditët e sotme.
Ky ishte dhe takimi i parë i tij me të afërmit.

