E keni provuar ndonjëherë të “flisni” me një filxhan kafeje?
Nuk jam shumë i tërhequr prej njerëzve që qeshin gjithë kohës. apo atyre që rrinë të ngrysur dhe kundërshtojnë çdo gjë … Ajo që më duket interesante është shikimi i njerëzve kur përhumbin në mendime, kur fytyrat e tyre bëhen serioze ose kur zemërohen… kur kafshojnë buzën… mënyra se si vështrojnë poshtë ndërsa ecin, kur janë vetëm dhe pinë një cigare, kur buzëqeshin të vetëkënaqur, kur japin një gjysëm buzëqeshje, mënyra se si përpiqen për të mbajtur lotët, mënyra se si fytyra e tyre thotë, se duan të thonë diçka por nuk munden, mënyra se si shikojnë dikë që e dëshirojnë ose që e dashurojnë.
Më pëlqen mënyra se si vështrojnë njerëzit, kur bëjnë këto gjëra. Është e bukur…njerezore…
Buzeqeshjuni viteve qe vijnë …jepjuni të drejtën të shkrihen brënda jush, t’ju kalojnë nëpër trup e fytyrë …S’ka gjë se ju prekin pak mendjet e kujtesën …s’ka gjë , por ajo që është më e rëndësishmja mos i lejoni miq t’u prekin shpirtin! Ai nuk duhet të dijë në çfarë kohë jeton.. nuk duhet ta ketë idenë e ndryshimeve fizike që bën koha!
I thoni se është koha e muzikës , se është koha më e dashur e nuk ka për t’ ju pyetur për asgjë tjetër !
Kjo është e veçanta e bisedës me një filxhan kafeje… flet lirshëm, pa e vrarë mëndjen se nuk përshtatesh me “tabunë ” e imponuar brënda kornizës së të shtirurit të përditshëm… provojeni, flisni…
#Ilir Jano

