HomeAktualitetiÇfarë "mëkati" bënë drejtuesit e policisë në Korçë??? Nga Klodian Tomori

Çfarë “mëkati” bënë drejtuesit e policisë në Korçë??? Nga Klodian Tomori

Para disa ditësh bëri bujë në gjithë mediat dhe publikun në mbarë vëndin dënimi i disa punonjësve të policisë dhe pezullimi i dy drejtuesve në Korçë. Është e çuditshme ta konceptosh se si mundet të dënosh një prift se qarkullon jashtë orarit policor?

Para disa ditësh luhej në Tiranë ndeshja Shqipëri – Poloni dhe qarkullimi pas orës 23 00 ishte si në pikun e plazhit…dhe plot VIPA. Këta si “pa ” kush? Priftin e bënë ” me barë”

Ja reagimi i gazetarit Klodian Tomori për pezullimin e drejtuesve të policisë:

Kur e pashe ne fillim kete lajmin se pezullohet shefi i policise ne Korce pasi lejoi priftin te qarkullonte pas ores policore thashe do jete ndonje fake. Por qenka i vertete.

Ketu gomarlleku ka vene brire. Shkarkohen dy drejtues policie se lane nje prift te shkonte ne nje familje per nje rit fetar pas ores policore. Domethene polici duhet te kishte arrestuar priftin. Seriozisht e kane keta?

E para kjo ora policore eshte nje budallek i madh, qe e vene keta te Komitetit per te justifikuar rrogat qe marrin. Se pune tjeter s’bejne ata vec kesaj.

E dyta, ketu ke me qindra police te perfshire drejteperdrejte ne trafik nderkombetar droge, keta merren me policin qe la priftin.

 

Dhe të mendosh që Korça është qyteti me më pak probleme në Shqipëri!

Kësaj në Korçë i thonë ” mana për trahana”!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments