HomeOpinionE ardhmja do dijen, drejtësinë... e shkuara historinë!

E ardhmja do dijen, drejtësinë… e shkuara historinë!

Bota është e njëjtë për të gjithë dhe e ndryshme gjithashtu …por, jo të gjithë që mundohen të ecin, ecin …
Ka pengesa që te dalin përpara, ka ferra me gjëmba, sepse ka varfëri të skajshme ashtu siç ka të pasur të skajshëm, ka paaftësi “të pëlqyer”, siç ka zotësi të harruar , ka besim njerëzor, ashtu siç ka ateizëm të “pseudonacionalizuar”, ka të paqënë, por ka dhe të fisëm…ka dhe çfarë nuk ka!
E mira dhe e keqja, mëkati dhe pafajësia ecin duke u mbajtur për dore. Të duash të mbyllësh sytë ndaj njërës gjysmë të jetës, për të jetuar i sigurtë, është njëlloj sikur dikush të fashojë sytë që të mund të ecë me më shumë siguri mbi një vënd plot me humnera…jeta është e vështire jo lojë…jeta nuk është politikë, politika është për ti “shërbyer” jetës!
Shqetësohemi për një lajm, për një vrasje, apo përdhunim ,për një të pa vërtetë që thuhet mbas krahëve, për mediokrit me sytë e lidhur nga injoranca, që nuk lënë gjë pa bërë e gjykojnë çdo gjë dhe harrojmë të kërkojmë atë që duam, atë që na takon në botën ku jetojmë, atë që duhet ta kemi! Shiko parlamentin dhe kupton shumë, dëgjo debatet dhe opinionistët në tv dhe e kupton ku jeton… zihen dhe bëjnë sikur zihen për ligje që askujt në “popullin” e vërtetë nuk i hyjnë në sy dhe nuk i japin bukë. Tema kryesore: Veting në drejtësi, veting ne politikë, veting në kontrollin e pasurive të paligjshme!
Si përkthehet kjo? Ne vjedhim, ne pasurohemi, ne gjykojmë, ne ju servirim atë që dëshirojmë! Çfarë prisni ju, që “NE” të dënojmë veten???
Dhe çdo gjë ecën në rrugën e vet, të varfërit, varfërohen, të pasurit pasurohen!
Kush ka shpirtin e bukur ,e kanë inat…kush ecën me djersë të ndershme e urrejnë…
Ne jemi njerëzit që e bëjmë botën të ndryshme, duhet ta kuptojmë këtë …ne dhe vetem ne, duhet të ndryshojmë ,për të qënë dhe jetuar si europianë, në pjesen e globit që na takon…
E ardhmja do dijen, drejtësinë… e shkuara historinë!!!
Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments