Kryetari i PD Basha aludon për nje aleancë Berisha- Meta kundër tij. Heshtja e mbajtur për shumë kohë tashmë është thyer dhe akuzat e kreut demokrat çdo ditë që kalon shigjetojnë liderin Berisha dhe përkrahesit e shumtë të tij.
“Unë nuk i jam përgjigjur siç kam thënë dhe nuk kam ndërmend t’u përgjigjem gënjeshtrave flagrante që thuhen kundër meje dhe pastaj amplifikohen nga një makineri e tërë që është vënë në lëvizje për këtë punë, ku aksionerë të fshehtë është dhe Edi Rama dhe dikush tjetër se ia bëjnë mu, e shohin të gjithë shqiptarët, sepse nuk është stili im në radhë të parë, nuk është rruga ime dhe nuk u shërben as demokratëve as Shqipërisë. Vendimi im ka qenë vendim i një lidershipi të përgjegjshëm ndaj demokratëve, vendim që nuk mund të shmangej, vendim që duhet ta merrja dhe jo të hiqesha mënjanë dhe të shikoja PD të zhytej në humnerë. Ky vendim është vendim i marrë. Është vendim i marrë jo për mua, për demokratët, është vendim që i qëndroj 100%”, tha kryetari Basha , duke nënkuptuar një aleancë Berisha – Meta, për largimin e tij nga drejtimi i PD.
“Nëse ka një ligj që kaloi me votat tona nga 7 ligjet, është ligji për SPAK-un dhe BKH-në. Kjo për arsye sepse SHBA-të, ndryshe nga Romana Vlahutin, insistuan që amendamentet tona të përfshiheshin në ligjin e SPAK-ut dhe të BKH-së. Dhe problemet që shikoni sot në të gjithë aspektet e tjera që mbulojnë 6 ligjet e tjera që kaluan me votat Rama-Meta në atë kohë, janë pikërisht rezultat i injorimit të amendamenteve të Partisë Demokratike. Pra, reforma ka kaluar me 140 vota, përfshirë dhe votën e Sali Berishës dhe ligji për SPAK-un ka kaluar me votat tona me gjithë votat e grupit parlamentar të PD”, deklaroi Basha.
@NewsIn. Al

