Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiÇfarë planesh ka SHBA për Altin Dumanin? Pozicioni i lartë që mund...

Çfarë planesh ka SHBA për Altin Dumanin? Pozicioni i lartë që mund të marrë…

Altin Dumanit i përfundon mandati në krye të SPAK-ut, por kryeprokurori ka marrëdhënie të shkëlqyera më Amerikën.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, avokati Spartak Ngjela tha se me propozim të SHBA-së, Dumanit në të ardhmen mund t’i jepet “posti” i Ministrit të Drejtësisë.

Uashingtoni ka thirrur kreun e SPAK kur këtij po i mbaron mandati. Si mundet politika e madhe botërore të thërrasë dikë në zyrë kur nuk dihet a do jetë më ky apo jo. Dy janë arsyet, ose duan ta involvojnë për ta sjellë në një pozicion tjetër të rëndësishëm ose duan ta lënë aty ku është. Po atje ku është nuk e lënë dot se e ndalon ligji. Kështu mbetet arsyeja e parë. Cila mund të jetë detyra tjetër që i duhet Uashingtonit? Ministër i Drejtësisë, se nuk ka tjetër. Ka fuqi Rama të konfliktohet me Zeusin? E pamundur. Është konfliktuar ndonjëherë me Zeusin Rama? Kurrë nuk e kemi parë. Ai tjetri që është konfliktuar, Saliu, e shihni si vërtitet. Enver Hoxha me komunistët i quanin amerikanët Xhandari ndërkombëtar” tha Ngjela

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments