Holanda kalon në javën 4-ditore të punës: punëtorë më të lumtur dhe më produktivë
Holanda ka kaluar nga java klasike 40-orëshe në një model më fleksibël: 32 orë pune të shpërndara në katër ditë, me të premten pushim.
Fillimisht i nisur si eksperiment, ky sistem tashmë po zbatohet gjerësisht dhe ka sjellë rezultate mbresëlënëse. Punëtorët raportojnë më shumë lumturi, ekuilibër më të mirë mes jetës private dhe punës, si edhe produktivitet më të qëndrueshëm.
Edhe kompanitë po përfitojnë, pasi stafet janë më të motivuara dhe më energjike. Ky ndryshim po shihet si një model i ri suksesi për tregun e punës në Evropë.
@NewsIn.Al

