KreuAktualitetiE bujshme! Ermal Dredha, Kryetar i bashkisë Vlorë sapo ka dhënë dorëheqjen!

E bujshme! Ermal Dredha, Kryetar i bashkisë Vlorë sapo ka dhënë dorëheqjen!

Ermal Dredha, Kryetar i bashkisë Vlorë sapo ka dhënë dorëheqjen!

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen një ditë para Asamblesë së Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re.

Dorëheqja e Dredhës vjen në një moment “kyç” për Partinë Socialiste, e cila po përgatitet për prezantimin e kabinetit të ri qeverisës dhe rifokusimin e axhendës politike për mandatin e ardhshëm.

Nuk dihen ende arsyet e sakta që çuan në këtë vendim të papritur, por kujtojmë që kohët e fundit Ermal Dredha është kritikuar shumë herë nga Kryeministri Edi Rama për probleme të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Por pavarësisht kritikave, Rama mund t’i ketë rezervuar Dredhës një “post” ministri në kabinetin e ri qeveritar ku emrat do të shpallen nesër (11 shtator, ora 10:00).

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit