Stavri Shkurti – Zëri dhe shpirti që mbeti i gjallë në skenën shqiptare
Nga auditorët e inxhinierisë në Pragë, drejt dritave të skenës shqiptare — kështu nisi rrugëtimi i Stavri Shkurtit, një artist që nuk u mjaftua me profesionin, por ia fali jetën artit.
Për më shumë se 40 vite, ai veshi mbi 100 karaktere në teatër dhe mori pjesë në 40 filma që janë pjesë e historisë së kinemasë sonë: Tana, Ilegalët, Zonja nga qyteti, Agimet e stinës së madhe e shumë të tjerë.
Loja e tij ishte e veçantë: e qetë, e thellë, e mbushur me ndjenjë, që nuk imitohej dot nga askush.
Për veprën e tij të madhe u nderua me titullin “Artist i Popullit”, ndërsa Korça e shpalli Qytetar Nderi, duke e vendosur përgjithmonë në panteonin e artit shqiptar.
Sot, ai kujtohet jo vetëm si aktor, por si një yll që nuk shuhet kurrë, sepse zëri i tij vazhdon të tingëllojë në zemrat e publikut.
Albania Tv of Amerika
@NewsIn.Aj

