Sophia Loren dominon skenën: një perëndeshë tokësore, magnetike…
Është një nga ato shkrepje, që duket se kapin në një moment të vetëm, lehtësinë e një epoke dhe peshën e kujtesës së saj.
Jemi në shesh xhirimin e Boccaccio ’70 (1962), filmit episodik të drejtuar nga gjigantë si Fellini, De Sica, Monicelli dhe Visconti.
Në episodin e drejtuar nga Vittorio De Sica, të titulluar “La Riffa”, Sophia Loren dominon skenën: një perëndeshë tokësore, magnetike, me atë aftësi të natyrshme për të kombinuar ironinë popullore dhe sensualitetin aristokratik.
Pranë saj, në këtë foto, që sot duket si një mrekulli e vogël, është i ulur një djalë i ri, i zhytur në mendime: Christian De Sica, djali i regjisorit.
Ende larg lavdive të karrierës së tij të ardhshme, është vetëm një djalë 11-vjeçar, duke parë, duke mësuar dhe duke marrë frymë nga afër në kinema.
Duket si një pamje e bukur e kalimit të stafetës midis brezave: Sofia që mishëron lavdinë e së tashmes dhe ai djalë që, pa e ditur, do të bëhej vetë një pjesë e historisë italiane të kinemasë.
Legjenda thotë se Loren, gjatë pushimeve të xhirimeve, merrej me biseda dhe shaka të gjata, që e mbanin sheshin e xhirimit të gjallë, si të ishin në sheshin e një qyteti. Dhe se Vittorio De Sica, me pamjen e tij elegante dhe ironike, kishte një talent unik për ta bërë të qeshte jashtë ekranit dhe më pas për t’i rikthyer hijeshinë para kameras.
Ky imazh është një urë: tregon për një Itali që po zgjohet nga bumi ekonomik, duke e njohur veten në divat e saj, por duke mbetur ende popullore, në rrugë, me shikime kurioze si ato të një fëmije…
Nga Manlio Castagna…
Përktheu: Fatmir Shqarri/ KultPlus.com
@NewsIn.Al

