Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKush do të jenë ministrat e rinj? Qeveria e re/ Rama reagon...

Kush do të jenë ministrat e rinj? Qeveria e re/ Rama reagon që në mëngjes: Shihemi në…

Kush do të jenë ministrat e rinj? Qeveria e re/ Rama reagon që në mëngjes: Shihemi në…

Sot, ora 11:00 do t’i gjejë të mbledhur 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste në Pallatin e Kongreseve.

Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Shihemi në orën 11:00“, shkruan Rama që në mëngjes teksa publikon fotografinë nga ambientet e zyrës së Kryeministrisë.

Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencialë për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruajë ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me ata, të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në Këshillin e Ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e Parlamentit dhe grupit parlamentar.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments