KreuAktualitetiÇmimet e ilaçeve vazhdojnë të ngrihen. LISTA E BARNAVE TË RIMBURSUARA, E...

Çmimet e ilaçeve vazhdojnë të ngrihen. LISTA E BARNAVE TË RIMBURSUARA, E KUFIZUAR DHE E PANDRYSHUAR

Çmimet e ilaçeve vazhdojnë të ngrihen.

LISTA E BARNAVE TË RIMBURSUARA, E KUFIZUAR DHE E PANDRYSHUAR

Nuk është  vetëm rritja e çmimeve të barnave problemi kryesor i popullit që kërkon shërbim mjekësor . Një aspekt tjetër i problemeve të barnave është rimbursimi. Lista e barnave të rimbursueshme në Shqipëri është e kufizuar dhe shpeshherë nuk përfshin trajtimet më të reja, të avancuara dhe më efektive. Kjo situatë e vështirëson aksesin e qytetarëve ndaj trajtimit adekuat dhe i detyron ata që të paguajnë vetë shuma të mëdha për medikamentet e nevojshme.

Ekspertët thonë se procesi i përzgjedhjes së barnave për t’u rimbursuar në Shqipëri është një nga problemet kryesore. Kriteret e vendosura janë të ngurta dhe shpeshherë nuk përputhen me nevojat reale të pacientëve. Kjo çon në kufizime të aksesit të qytetarëve ndaj trajtimit të nevojshëm dhe kërkon që ata të paguajnë vetë për barnat që nuk janë të përfshira në listën e rimbursimit.

Mungesa e tyre është një tjetër problem që haset në tregun vendas. Sipas farmacive, disa nga barnat e rimbursuara janë ato që mungojnë më shumë dhe kjo i detyron mjekët të përshkruajnë alternativa të tjera.

“Problemi më i madh për këto medikamente është se shpeshherë nuk merren masa për ta zgjidhur mungesën e tyre dhe mungojnë ilaçet e rëndësishme për pensionistët apo për sëmundjet e rënda”, – thotë  për ACQJ Algerta Rakipi farmaciste.

Në listën shqiptare të rimbursimit janë vetëm 373 molekula, ndërsa në vendet e Adriatikut (Serbi, Maqedoni e Veriut, Kroaci, Slloveni) janë 962 molekula, sipas studimit të Health Data.

Në shërbimin shëndetësor është e domosdoshme të ndryshojë mënyra e trajtimit të të sëmurëve me barnat e rimbursuara. Nuk mund 4ë luhet në këtë mënyrë me shëndetin e qytetarëve, ku në pjesën më të madhe të rasteve, barnat e rimbursuara janë të një cilësie aq të dobët sa vetë farmacstët ti tekomandojnë mos i përdorësh.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit