Ç’na bënë me çmimet…edhe Armina Mevlani ka problem pushimet!
Dje në një ekran televizioni, Arminia ndjehej e shqetësuar dhe revoltuar për rritjen e çmimeve, duke u shprehur se në vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë trefishuar. Kriza ndjehet dhe në shtresat e larta…

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me trefish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.
Më pas shqetësimi i saj ishte me popullaritetin e madh që ka si një vajzë VIP-e…
“Me jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndosh , më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”…
Si i bëhet …hall i madh për blogeren e famshme!

@NewsIn.Al

