KreuAktualiteti"Covid 19": Dita më e keqe e pandemisë për Austrinë -...

“Covid 19”: Dita më e keqe e pandemisë për Austrinë – rekord absolut i rasteve!

Austria ka një numër rekord të rasteve. Numri i pacientëve të shtruar në ICU është 221.

Austria njoftoi sot 58.583 raste të reja me koronavirus, një numër rekord që nga fillimi i pandemisë. Është hera e parë që vendi me 9 milionë banorë ka më shumë se 50,000 infeksione të konfirmuara në 24 orë.

Aktualisht janë të shtruar në spital 3033 pacientë me Covid-19, nga të cilët 221 në ICU. Megjithatë, autoritetet austriake theksojnë se sistemi shëndetësor kombëtar nuk po përballet me presione të forta.

Austria ka parë një rritje të infeksioneve të reja që kur hoqi masat kufizuese në fillim të këtij muaji.

Analistët parashikuan sot në televizionin publik ORF se numri i rasteve të reja me koronavirus dhe shtrimet në spital të pacientëve Covid-19 do të vazhdojë të rritet të paktën deri në fund të marsit.(in.gr)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit