HomePe KorçeÇ'të duhet pulti o njeri...

Ç’të duhet pulti o njeri…

Ç’të duhet pulti o njeri…

Ishte mirë qëmoti…një kanal televizori plus ndonjë me kanaçkë, por kënaqeshe…e dinje sa ishte jorgani dhe shtrinje këmbët. I dije lajmet përmëndësh, rroftë Partia, poshtë Bota… i gjithë populli ushtar, poshtë prona private…të gjithë një prerje dhe ai pak ndryshim vinte nga ” kanaçja”…dhe gjumi si shqerkë. ..
Ja që ikën vitet dhe ne u mbushëm me “kanaçe” , me dhe pa pagesë…kanale televizive sa të duash…yxhym me politikanë, qyfyrxhinj me qillo, artista me shalë dhe byt* ë, opinionistë që mblidhen nëpër studio dhe na rrëfejnë për parcelat me drogë, për “të zotët” pa Zot, politikanë pa politikë…emra qe votohen e rivotohen 20 herë për të përfunduar në sitën e kryetarëve… me pak fjalë, një popull si “Big Brother” , te ndare në turmë dhe Vip. ..të rinj e trima të “përdhunuar” që shëtisin me makina luksoze mbuluar plot “rrahje”, krisma armësh që marrin jetë njerëzish të ligjëruar nga antiligji i pangopur me lek që i ka “flakur” në rrugë…
Si lumë ne thotë njëri, “si lumi” do vijë e mira kur të vimë ne, thotë tjetri…dhe gjumi, pa gjume fillon të të pushtojë… E atëhere e kupton që tashmë je më i pasur, e kjo ka më shumë rëndësi ..
I pasur me një pult në dorë!!!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments