HomeKulturë / ArtSeong Gi-Hun me flokë të kuqe ! Drejtori i “Squid Game” shjegon...

Seong Gi-Hun me flokë të kuqe ! Drejtori i “Squid Game” shjegon pse!

Pas shumë spekulimeve në internet, drejtori i “Squid Game” ka zbuluar pse një nga personazhet kryesore i lyen flokët me të kuqe.

Squid Game është seriali më i populluar dhe më i suksesshëm në platformën Netflix.

Qindra personazhe të varfër konkurrojnë në një seri lojërash për fëmijë me pasoja vdekje për të fituar një çmim prej disa milionësh Euro.

Në fund të shfaqjes, Seong Gi-Hun, personazhi kryesor, shkon në parukeri ku vendos të lyejë  flokët me ngjyrë të kuqe.

 Kjo krijoi një konfuzion midis atyre që e kanë parë shfaqjen.

Ndjekës të shumtë shkruan në rrjetet e tyre sociale :

– “Nuk jam i sigurt se si ndihem për përfundimin. Shumë i hutuar pse personazhi kryesor vendosi të lyejë flokët e tij ngjyrë të kuq në fund të serialit.”

– “ E mbarova serialin Squid Game , dhe po pyes për atë që gjithe ne duam të dimë ; Pse ai ngjyrosi flokët e tij ngjyrë të kuqe! Ky është nje krim edhe më I madh se… “

– Pse personazhi kryesor i bëri flokët e kuqe ne fund? Ishte konfuze dhe nje vendim shumë i çuditshëm “

Përgjigjia është kjo :

 

Drejtori i shfaqjes Hwang Dong-hyuk shpjegoi: “Unë mendova për këtë në mënyrë intuitive.”

“Duke menduar se si Gi Hun duhet t’i ndryshojë flokët në një sallon flokësh, unë imagjinova si të isha ne vend të atij dhe mendova me vete,” cila është ngjyra që nuk do të zgjidhnit kurrë për të lyer flokët tuaj? “

“Pastaj arrita në përfundimin se Gi Hun nuk do t’i lyejë kurrë flokët e tij të kuq. Do të ishte gjëja më e çmendur që ai mund të bënte. Kështu që unë zgjodha ngjyrën dhe mendova se vërtet tregonte zemërimin e tij të brendshëm.”

E pra, është reflektim i zemërimit të brendshëm!

@G.Haxhillari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments