Saturday, October 18, 2025
spot_img
HomeKulture / ArtÇupkave korçare.... Νuk duhet të jesh aspak i pasur një Korçare...

Çupkave korçare…. Νuk duhet të jesh aspak i pasur një Korçare për ta pikasur…/A.I.Sulioti

Çupkave korçare….

Νuk duhet të jesh aspak i pasur
një Korçare për ta pikasur,
as dhe veçanërisht i bukur
mos marrësh kot, veç për tu dukur

Nuk duhet të hiqesh as si i fortë
more djalë, aty moti është i ftohtë
prandaj që të të pikase do një Korçare
mos vish llustrina, mos ver kollare.

I thuaj veçëm fjalë për ta fituar
eh duhet të kesh dhe zë, për ti kënduar
Ti bësh atë që themi, serenatë
Kujdes mos jetë ditë, duhet të jetë natë.

Duhet të “mdish” në shpinë e saj
në shi, në diellë dhe në acar
Mos të kesh frikë as nga vetë Zoti,
këto korçarkat mo, janë pe “qëmoti”

Nuk të pinë ujë këtu iphone dhe X-5
Lulet e dimrit as i tremb vesa!
Që në kohë të Zogut kanë ngarë makina
Janë dinamike, janë heroina

Kurrë s’duan dhëndurë, të bërë më zorr
të këpusin kokën, s’të duan “dashnor”
S’ janë “llapovitka”, s’ janë qaramane
Perballojnë tërmete, përballojnë tufane

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments