”Dashuria që është e vërtetë
nuk ikën nga mungesa e një dite…”
– Sot nuk kam nevojë të di gjithçka.
Më mjafton të di që jam këtu, e plotë në qenien time.
Nuk do ndjek më hijet e dyshimit,
as nuk do ushqej frikërat që më zbehin dritën.
Sepse brenda meje ka një qetësi
që nuk varet nga askush.
Dashuria që është e vërtetë
nuk ikën nga mungesa e një dite,
as nuk tretet në heshtje.
Ajo qëndron… dhe nëse është e imja,
do më gjejë pa më humbur.
Unë nuk jam pritje.
Nuk jam ankth.
Nuk jam mendimi që më thotë “po ndryshon gjithçka”.
Unë jam ajo që rri.
Që rritet.
Që ndriçon edhe kur nuk e sheh askush.
Dhe nëse një ditë diçka largohet,
nuk merr me vete vlerën time —
sepse ajo jeton brenda meje, e paprekshme.
Sot zgjedh veten.
Me butësi…
me durim…
me dashuri.
#ARSINOI🫰🩷
@NewsIn.Al
