KreuEkonomiDeklarimi individual vjetor i të ardhurave

Deklarimi individual vjetor i të ardhurave

Deklarimi individual vjetor i të ardhurave

Çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.
Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë:

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
-Të ardhurat bruto nga dividenti
-Të ardhurat bruto nga qiraja
-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
-Të ardhura bruto nga interesat bankare
-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme
-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
-Fitimi kapitali nga dhurimi.
-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
Vetëm në rastin e të ardhurave nga punësimi, në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero përqind (30,000 lekë), tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit).
Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së mëposhtme:
1️- Për shumën e pagave mujore deri 30.000 lekë tatimi është zero përqind
2️- Për shumën e pagave mujore nga 30.001 lekë – 150 000 lekë tatimi është 13 përqind e shumës mbi 30 000 lekë
3️- Për shumën e pagave mujore nga 150 001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23 përqind e shumës mbi 150,000 lekë
Deklarata për të ardhurat individuale vjetore duhet te dorëzohet, nëpërmjet sistemit e-filing, jo më vonë se data 30 Prill e vitit që pason periudhën për të cilën bëhet deklarimi.

#DeklarataIndividualeVjetoreetëArdhurave
#tatimimbiteardhuratpersonale
#financatpersonale
#sherbimetatimore
#sherbimekontabilitet

Kristi Cini

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit