DHJETË GJUHËT MË TË VËSHTIRA PËR T’U MËSUAR
KINEZISHTJA: Thuhet se po të njihni rreth 3.000 karaktere, është e mundur të lexoni një gazete, ndërsa një person i shkolluar mund të njohe deri në 8.000 karaktere, ku në total njihen zyrtarisht 50.000 karaktere. Thuhet se nevojiten rreth 2.200 orë studimi për ta mësuar.
GREQISHTJA: Greqishtja përbën një degë më vete të familjes indoevropiane. Dikush ka hipotezuar se greqishtja kishte ngjashmëri me gjuhen armene. Por, gjuha greke e shkruar moderne është shumë më e thjeshtë se greqishtja e lashtë.
ARABISHTJA: Edhe pse alfabeti arab është me i shkurtër se ai kinez, kjo gjuhe është përsëri e vështirë për t’u mësuar. Ka 28 bashkëtingëllore dhe 3 zanore, nga të cilat marrin 4 forma te ndryshme sipas pozicionit të tyre në fjale. Edhe për këtë gjuhë nevojiten rreth 2.200 orë studimi për ta mësuar.
ISLANDISHTJA: Është një gjuhe gjermanike, e vështirë për t’u mësuar, sepse është e bazuar në një fjalor dhe gramatikë komplekse dhe ka disa pjesë nga gjermanishtja e vjetër.
JAPONISHTJA: Studentët japonezë duhet te memorizojnë mijëra karaktere, tre sisteme të ndryshme shkrimi (Kanji, Hiragana e Katakana) dhe një sistem numerik me dy thekse të ndryshme. E folura në këtë gjuhë është e ndryshme nëse flitet në familje, me miqtë, me të moshuarit, me femrat, me meshkujt apo me fëmijët. Pas Japonisë kjo gjuhë flitet shumë edhe në Brazil.
FINLANDISHTJA: Gjuha finlandeze është një gjuhë shumë e vështirë, sepse ka shumë veta, 15 në numrin njëjës dhe 16 në numrin shumës.
GJERMANISHTJA: Është gjuha që flitet më shumë në Europë. Por, është edhe gjuha me gramatikën më të vështirë, që nga zgjedhimi dhe ndryshimet e rrënjës. Shumë fjalë kanë gjithashtu të njëjtën rrënjë, për të mos përmendur përdorimin e rregullt të dialektit.
NORVEGJISHTJA: Bën pjesë ndër gjuhët më të vështira në botë edhe për shkak të dialekteve të shumta që fliten. Norvegjishtja e folur ka vetëm pak standarde zyrtare dhe dialektet lokale ngelen të rëndësishme.
DANISHTJA: Është një tjetër gjuhë gjermanike dhe flitet vetëm nga 6 milion njerëz. Me një sistem fonetik të pazakontë. Sistemi i të folurit është tërësisht ndryshe nga e shkruara.
FRËNGJISHTJA: E folur zyrtarisht në 29 vende, është gjuha latine e cila mund të konsiderohet më e vështirë. Por për ata që flasin italishten apo spanjishten, gjuha franceze është e thjeshtë për t’u mësuar.(Av Edmond Petraj)
@NewsIn.Al

