HomeAktualitetiEkspertët : Pandemi e të pavaksinuarve!

Ekspertët : Pandemi e të pavaksinuarve!

Vaksinimi nga koronavirusi është një garë kundër përhapjes së variantit të ri Omicron – dhe variantit ekzistues Delta.  Ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të vaksinohen, miliona janë ende në mëdyshje ose skeptikë.  Sipas ekspertëve mjekësorë, kjo tani është kryesisht një pandemi e të pavaksinuarve.  Megjithatë, vaksinat nuk mbrojnë plotësisht kundër COVID.  Mbrojtja e vaksinave kundër infektimit me variantin e mëparshëm Delta varion nga 39 % në 96 %.  Simptomat e infeksioneve të reja mund të jenë inekzistente ose, në raste të rralla ato janë të rënda.

Dr. Amira Roess është një eksperte e sëmundjeve infektive dhe profesore e Shëndetit Global dhe Epidemiologjisë në Kolegjin e Shëndetit dhe Shërbimeve të Universitetit George Mason.  Ajo dha informacion në lidhje me indikacionet e mundshme që dikush ka COVID, si për të vaksinuarit ashtu dhe për të pavaksinuarit.  Lexoni për të mësuar më shumë,dhe për të siguruar shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve. Mos i humbisni këto shenja të cilat tregojnë nëse keni pasur  COVID.

Nëse jeni diagnostikuar me COVID-19 këtë vit, ka të ngjarë të jeni infektuar me variantin Delta – ose nëse jeni infektuar në vazhdim, Omicron është më i mundur.  Nëse jeni duke përjetuar simptoma dhe keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë të infektuar, është mirë të bëni testin.  Simptomat e përjetuara nga individët e vaksinuar janë përgjithësisht më të lehta se ato që përjetojnë personat e pavaksinuar.  Në përgjithësi, simptomat janë si një ftohje e lehtë dhe mund të përfshijnë kollë, temperaturë, dhimbje koke dhe humbje të shijes ose nuhatjes.  Këto simptoma më pak të rënda shpesh nuk çojnë në shtrimin në spital.  Pjesa më e madhe e shtrimeve në spital për COVID janë nga individë të pavaksinuar.  Kur ndodhin infeksione të reja, ato priren të rezultojnë në simptoma asimptomatike ose të lehta.  Një pjesë e vogël e rasteve të reja përfundojnë në shtrimin në spital, kryesisht individë me kushte jo të mira shëndetësore dhe njerëz të moshuar.

Shenjat e infeksionit për të pavaksinuarit :

95% e rasteve të reja vijnë nga popullata e pavaksinuar.  Individët e pavaksinuar mund të përjetojnë kollë, ethe, të dridhura, dhimbje muskujsh, dhimbje koke, humbje të shijes ose nuhatjes dhe shumë simptoma të tjera.  Ata mund t’i durojnë këto simptoma për shumë më gjatë se ata që janë të vaksinuar, gjë që mund të rezultojë në shtrimin në spital.  Analiza paraprake e të dhënave sugjeron se tek individët e pavaksinuar, varianti Delta mund të shkaktojë simptoma më të rënda se varianti Alfa.  Ne jemi në pritje të të dhënave shumë të nevojshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.  Ne e dimë se varianti Delta infekton më shumë individë.  Ekzistojnë gjithashtu prova bindëse për një kohëzgjatje më të gjatë të infektivitetit midis të pavaksinuarve në krahasim me llojin e parë të COVID-19.  Individët e infektuar me variantin Delta mund të infektojnë rreth dy herë më shumë individë sesa kishim vërejtur te njerëzit e infektuar me variantin Alfa.

Këto vaksina mbrojnë njerëzit nga sëmundjet e rënda dhe shtrimi në spital deri në 90%.  Për të kufizuar përhapjen, vishni një maskë N95 ose mbulesë të fytyrës.  Distancimi social në ambiente të mbyllura dhe pjesëmarrja e vogël në aktivitete jashtë është gjithashtu vendimtare në ndalimin e përhapjes së këtij varianti shumë ngjitës.

Thotë OBSH:

“COVID-19 prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme. Personat e infektuar kanë pasur një gamë të gjerë simptomash të raportuara – nga simptoma të lehta deri te sëmundje të rënda. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Njerëzit me këto simptoma mund të kenë COVID-  19:

Ethe ose të dridhura

Kollë

Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje

Lodhje

Dhimbje muskujsh ose trupi

Dhimbje koke

Humbje e shijes ose aromës

Dhimbje të fytit

Mbyllje ose rrjedhje hundësh

Të vjella

Diarre

 

Nëse dikush shfaq ndonjë nga këto shenja, kërkoni menjëherë kujdesin mjekësor :

 

Probleme me frymëmarrjen

Dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks

Pamundësia për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar

Lëkura, buzët ose thonjtë me ngjyrë të zbehtë, gri ose blu, në varësi të tonit të lëkurës

Telefononi ofruesin mjekësor për çdo simptomë tjetër që është e rëndë ose shqetësuese për ju.  ndiqni rregullat e shëndetit publik dhe ndihmoni në përfundimin e kësaj pandemie, pavarësisht se ku jetoni. Vaksinohuni sa më shpejt që të jetë e mundur;  nëse jetoni në një zonë me shkallë të ulët vaksinimi, vini një maskë N95, mos udhëtoni, shmangni turmat e mëdha, mos shkoni në ambiente të mbyllura (veçanërisht në bare), praktikoni sa më shpesh higjienën e duarve etj,  për të mbrojtur jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve.

 

#G.Haxhillari

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments