KreuAktualitetiDhjetori del jashtë parashikimeve, ja çfarë paralajmëron IGJEUM: Kujdes nga e hëna…

Dhjetori del jashtë parashikimeve, ja çfarë paralajmëron IGJEUM: Kujdes nga e hëna…

Dhjetori del jashtë parashikimeve, ja çfarë paralajmëron IGJEUM:

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për situatën metorologjike për të dielën pasdite dhe ditën e hënë.

Sipas të dhënave, muaji dhjetor do të nisë me një ulje temperaturash, krahasuar me javën e fundit të nëntorit, teksa shanset që të ketë reshje shiu janë më të ulëta.

Po ashtu, parashikohet që e hëna të shoqërohet me erë që pritet të fryje me intensitet mesatar.

Reshjet: Sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta. Nesër (e hënë, datë 1 dhjetor) nuk priten reshje.

Temperatura: Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 4 / 15 °C
në vendet malore: 1 / 11 °C

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit