Skandal
Aktet e dhunës fizike të kolegut ndaj koleges, të drejtuesit të departamentit të Marketingut, ndaj profesoreshës, të ish studentit ndaj pegagoges, të drejtuesit të njësisë bazë ndaj anëtares së departamentit, të atij që në ndarjen gjinore, natyra i ka dhënë forcë më të madhe fizike ndaj një profesoreshe, gruaje e nëne në ambientet universitare, janë akte të rënda e primitive dhe fort të dënueshme për cilindo profesionist që ka ndarë qoftë edhe një pjesë të jetës me arsimin.
Dhuna fizike ndaj pedagoges Liljana Elmazi përbën ngjarje të rëndë për mësimdhënës e për çdo student që ndjek studimet e larta për t’u rritur profesionalisht dhe kulturalisht, përbën ngjarje të shëmtur për mbarë qytetarët, të cilët nga elita e shoqërisë presin të ndjekin modelet më pozitive.
Për sa kohë thyhet e përmbyset çdo skelet etik, nuk hyn më në punë analiza; për sa kohë në tempujt e dijes, të edukimit të brezave, të përçimit të njohurive e të emacipimit të shoqërisë, goditet fizikisht, duke shkaktuar pasoja jo të vogla shëndetësore, çdo analizë dhe interpretim i situatës e kthen në pikën fillestare çështjen, në atë të funksionit primar të institucioneve arsimore dhe modeleve që u japim studentëve dhe shoqërisë.
Nga Profesoreshë Lili sula
@NewsIn.Al

