Dhuna nuk ka kombësi…të gjithë së bashku duhet ta luftojmë atë!
Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e të riut grek në Selanik dhe natyrshëm vëmëndja e opinionit publik e medias është në ky krim makabër. Vrasja e 19 vjeçarit u dënua nga të gjithë pa përjashtim, pa kombësi, pa nacionalitet.
Të riun grek nuk e vrau shqiptari, nuk e vrau greku, nuk e vrau gjeorgjiani…e vranë të gjithë…e vrau dhuna e përshkallëzuar nëpër stadiume dhe fryrja e urrejtjes së tifozërive të shumë skuadrave karshi njëra tjetrës. E vrau sistemi!
Unë flas në emër të mijëra të rinjve që lindën e u shkolluan në Greqi pas viteve 90, lindëm nga prindër emigrantë, që na kultivuan dashurinë për Shqipërinë, sikurse dhe dashurinë për vëndlindjen tonë Greqinë. Askund nuk e ndjemë të qënit shqiptar…në kopësht, shkollë, shoqëri, stadium e kudo…ne ishim dhe jemi rini pa dallime në kombësi. Ne mësojmë në dhkollë dhe parakalojmë e nderojmë flamurin grek, në festat e nëntorit festojmë e krenohemi me flamurin e origjinës tonë shqiptare…por ju lutemi mos na fyeni…mos na etiketoni në shqiptarë e grekë…jooo! Ju nuk mund ta kuptoni që ne këtu jemi njësoj, jemi të rinj që duam të gëzojmë rininë tonë pa atë ekstremizëm nacionalist që përdoret sa herë ndodh diçka.

Tifozë të PAOK, tifozë Të ARIS, tifozë të IRAKLIS jemi ne…ne pa dallim kombësie. Jemi ne që shkojmë në stadiume dhe shumë herë harrojmë që është vetëm një ndeshje futbolli…jashtë fushe përsëri jemi ne, grup shokësh e shoqesh që i thërrasim njëri tjetrit me emër jo me termat “grek”, “shqiptar”, “rus”, apo “gjeorgjian”…jemi ne, jemi të rinj që duam të ëndërrojmë e jetojmë!
Sa shqiptarë luajtën me klubet greke dhe ne bëmë tifozllëk për ta…Josa, Fortuzi, vëllezërit Vangjeli,Lekbello e Pano, Kaçe e Strakosh e qindra të tjerë që sot askush nuk e di që janë shqiptarë!
Lotët tanë akoma nuk kanë rreshtur e nuk do të pushojnë për humbjen e djaloshit 19 vjeçar…të dënohen fajtorët dhe të bëhet mësim që dhuna e urrejtja vetëm krimin sjell!
Sagapo Eladha! Të dua Shqipëri! Ne jemi një!!!
Viki Jano 11 shkurt 2022
@NewsIn.Al

