Ngjarjet e ditëve të fundit në Greqinë fqinje, kanë zënë faqet e para të mediave në shumë vende të botës.
Dhuna e ushtruar nga policë të ndërhyrjes së shpejtë mbi disa të rinj në Nea Smirni solli indinjatën e qytetarëve grekë, të cilët u ngritën në protesta të vazhdueshme për të dënuar këtë dhunë brutale! Dhuna, sjell dhunën !
Besoj se këto ngjarje duhet të bëhen “mësim ” dhe për vendin tonë.
Formimi dhe përgatitja e forcave policore nuk duhet të jetë vetëm për ndërhyrje… Para se të jetë polic, çdo njeri që mban këtë uniformë duhet të jetë më kulturë qytetare dhe i formuar psikologjikisht!
- @ I. Jano
