HomeKulturë / ArtVargje plot jete, dashuri… "mesazh" nga Elona Gjergo

Vargje plot jete, dashuri… “mesazh” nga Elona Gjergo

Elona Gjergo

Ndiz një qiri sot
Mama…
Për shpirtin e asaj që shkau si loti,
Për duart e asaj që mblodhi kravatën e dhëndërisë
Mes hirit të drogës,
Për shputat e asaj që kaperceu zjarrin
E zhurmës së plumbave,
Për buzët e plasura të asaj,
Që gjeti këpucën e së bijës
Trotuareve…
Hirushe të humbura nevojë,
Mbijetesës,
Për pjatat bosh në mëngjes
Pranë doçkave që kërkojnë
Bukë,
E tundin pakuptuar këmbkat
E mara borxh Lulit të vocërr,
Për makeup-in e shtrenjtë
Që nuk i mbulon dot shënjat e lëna
Nga njerëz pa vlerë,
Për pazarin barbar që i bëjnë ndjenjës,
Për gishtat e bërë copë nga klori
Dhe zinxhirët lidhur noçkave
Që dinë të bëhen grusht,
Të rrëzojnë murre,
Të thyejnë turinj,
Të mbajnë unaza nderi,
Nusërie,
Premtimesh,
Ulërimash,
Ndiz një qiri sot
Mama…
Për ato që ikën
Dhe për ato që mezi marrin frymë ende…
E kam ca larg kishën…

Gëzuar festën e lirisë, FEMËR!

#Viki Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments