Sidorela Koça nuk ka arritur dot ta fitojë betejën me jetën.
Gazetarja Dhorjela Çule ne kronikën e saj, njofton se e reja shtatzanë u shtrua një muaj më parë në spital në gjendje të rëndë.
Si pasojë, para dy javesh, Sidorela u detyrua të bënte lindje të parakohshme. Më pas, ajo u fut në intubim dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Mjekët kanë bërë të ditur se foshnja e saj ka shpëtuar. Foshnja ka lindur në muajin e shtate përmes një ndërhyrje cezariane, ku kanë ndihmuar dhe mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”.

