Wednesday, December 4, 2024
spot_img
HomeOpinionO Zot, c'mekat paskemi bërë ..."Kam dëshirë  të  bëj atë që është...

O Zot, c’mekat paskemi bërë …”Kam dëshirë  të  bëj atë që është e drejtë ”  thotë Bibla – por ne nuk mundemi,  sepse nuk bëjmë atë të  mirë  që  duam të  bëjmë,  por atë  të keqe që  nuk duam të bëjmë!

Karnavalizimi i shoqerise!
“Njeri i ri” , mendje e vjeter…”njeri i vjetër,  mendje e re”!
Nese ka nje trashëgimi te keqe qe ben problemin me te madh ne rindërtimin e shoqerisë ketu tek ne, është prishja qe i ka ndodhur gjithë sistemit te vlerave … vlera të “mbytyra” nga banaliteti dhe kultura e hipokrizise…. vlera të lena në hije nga “banaliteti i së keqes,” e keqe që mbetet shkaku kryesor i “instalimit te dyfytyresise “ne shoqërinë ku jetojmë.
Nga njeriu vjen zhvillimi real i shoqërisë , ndaj te gjithë duhet te lexojme mirë pasojat qe na erdhen ne keto 30 vite nga “njeriu i ri” qe ndertoi sistemi me shekuj…

Eshte koha te shpetojme njehere e mire nga njeriu i emeruar, i frikesuar, i gatuar per të mos menduar të nesermen …Pa ” e vrare” kete “njeri te ri”, pa thënë të vërtetën për atë gatim, nuk do mundemi kurrë të kuptojmë gjithë kurthet që na mbajnë peng te ndertimit të një shoqerie ku të besojmë se demokracia funksionon, se ligjet mund te zbatohen…

Zgjedhjet e shumëpritura mendonim se do të na afronin dhe lista të  ndryshme nga “monotonia” mbytëse  e anonimeve të katapultuar në politikë,   nga ëndrra e rradhës e kryetarit… Dhe pritja mbaroi,  kurioziteti u shua.

Sigurisht që ka shumë emra në lista që nderojnë  dhe ju japin vlerë atyre,  por ka dhe shumë emra që zor se do gjenin vend dhe në një kryesi kooperative. Akoma me qoka, qoka dhe arnime.

Arnimet, sido qe te bëhen , arnime ngelen….Bulevardi ku duam te kalojme dhe i perkasim ka kohe qe keto “arne” i ka vec pjese te muzeumeve…Ne muzeumet mbajmë mbyllur, ndërkohë që “fotografitë” brenda tyre i nxjerrim nëpër rrugë dhe i ngjitim në podiume të kërkojnë vota… vota njerëzish që  shpresën e lidhin çdo katër vjet në dy gishta kartë…

O Zot, c’mekat paskemi bërë …”Kam dëshirë  të  bëj atë që është e drejtë ”  thotë Bibla – por ne nuk mundemi,  sepse nuk bëjmë atë të  mirë  që  duam të  bëjmë,  por atë  të keqe që  nuk duam të  bëjmë..

“Këtë vazhdojmë të bëjmë “!!!

I.Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments