Nga Nestor Dede (Athine)
ZGJEDHJET KËRKOJNË ZGJIDHJE – Pa ndjekës kush mund ti japë?!
Ethet elektorale sapo kanë nisur të ndjehen- Deri dje një gumëzhimë nga poshtë- Nesër përplasje frontale për frone, për fitim.
Njerëz që krijojnë, njerëz që punojnë, njerëz që konsumojnë- të gjithë bashkë kërkojnë në një zë: Drejtësi.
Njerëzit me të drejtë kërkojnë ndryshim, përfaqësim, por sa i njohin përfaqësuesit dhe sa janë në gjëndje të ndikojnë në përfaqësim?!
Kush dhe ku mund ti përfaqësojë edhe në emigrim?!
Disa syresh të mërzitur, shumë të zhgënjyer, por shumica dërmuese indiferente. Këtyre të fundit asnji dhe asgjë nuk u rizgjoi vullnetin për të qënë forca e ndryshimit.
Liderat e mëdhenj janë larg- rrinë larg, të paprekshëm të paarritshëm, gati gati idhuj.
Pak më poshtë në këmbët e tyre baza zjen pa zjarr një vend për të marrë. Nuk e di sa është kjo forcë ndryshimi por me siguri është forcë frenimi. Frenon vullnetin e mirë e të sinqertë. Frenon forcën e dijes, e njohjes ndryshimeve ti japë jetë. Mekanizma partjakë e shoqërorë që dhe idhuj rrënojnë. Qehallarë, lypsarë e mashtrues që asnjëherë e nga asgjë s’mungojnë. Marrin jetë podrumeve pa dritë, ëndrave u zënë pritë.
Të përzihesh me ta – nuk del në dritë.
Dhe njerëzia rri larg, hedh nga një sy por nuk qëndron me kokën pas. Të mat në heshtje pa lënë punën mënjanë. Kërkon dinjitozin, kërkon garanci. Të dëgjon fjalën dhe pret qëndrueshmëri. Kërkon të pastrin që jeton në pastërti.
Ç’ shokë mbledh, të tillë njerëz afrohen tek ti.
Besën e lidh dhe e mban ti.
Rezultatin e ka parë e do e shohë çdo njeri.
10Mars 2021