Impresion pas një koncerti!…arti është produkt i jetës shoqërore!…
Mbase , të gjithë ne kemi etjen për një muzikë të re!…
mbase ishte një rutinë dhe ne duam të dalim në hapësirën e botës së lirë. Të harrojmë prapambetjen , dhe të luftojmë për kurorën e jetës së bukur, me të gjithë dramat njerzore, heroizmat e kohës etj…
Impresioni pas një koncerti ish mahnitës!
Pasiviteti soditës i intuitës është ajo shfaqje e pa ndërgjegjshme e gjenialitetit të artistit që i kundërvihet banalitetit të arsyetuarit në konceptin e të shkruarit sot!
Veprimtaria artistike dhe ajo krijuese përfshihen në dy periudha të rëndësishme të jetës shoqërore në vendin tonë!
Këto periudha
karakterizohen me veçoritë edhe në jetën artistike të kompozitorit Aleksandër Peçi dhe kompozitorë të brezit tonë.
Për të përtëritur traditat më të mira kombëtare,
për të propanganduar sërisht idetë novatore artistike . Mbase ish koha për të çliruar artin nga shtypja shoqërore e paragjykimit moral!
Por edhe pse vetëtimat e përplasjes klasore dikur na zbehën ëndrrën, atë ëndërr të njerëzve të thjeshtë!
Dikur na mërdhinte mendimi , na zihej fryma!
Askush nuk i shihte shkrepëtimat e shpirtit dhe lotët e zemërimit!
Mbase Europa gromësinte e ngopur ,e plakur, ne ende pa lindur kishim dhe kemi pontencialin intelektual të mirëfilltë artistikë që sot në botë dhe në gjithë skenat e botës ku ka shqipëtar ata/o artist që me sakrifica të pa kuptueshme dhe të pa dukshme nga vetë artistët që i mbeshtjellin vuajtjet e tyre me vellon e thjeshtësisë !
Por historia është si toka!
Ka lëndina shpresash ,ka shkaterrime, dështimesh, ka maja të larta ku artisti kërkon të jetë lart !
Sa here që kam folur e shkruar për muzikën jo të mirë dhe më keq akoma për interpretime dobët, më vjen në mendje si mundet të rrëshqasësh në mes hirit të ndyrë, të shohësh farën e indiferendizmit që të rrethon, apo duart me kallo të njeriut puntor e mos ti shohësh kurrë ketu
edhe më shumë akoma,në botë!
Apo ndoshta nuk i shohin dot edhe gishtrinjte diellorë qe rreshqasin nga gjenialiteti i nje djaloshi me art -artist violinist madhështor!?
Deshiroj të shkruaj për violinistin ELVIN HOXHA GANIYEV dhe për dirigjentin personalitet i Turqisë
MURAT CEM ORHAN!
Duke u ndalur për të shkruar për violinistin virtuoz Elvin Hoxha, më erdhi në mendje mos ndrydh tingullin e fjalës per të shprehur atë madhështi që të zbukuron mëdjen, shijen, inteligjencën, dhe qetëson shpirtin e lodhur!
Koncerti teper i vështirë. Një koncert i kohës , modern por tepër i vështirë,
mendoj pasi e kam ndjekur gjatë koncertit me shume këshëri dhe më ka përcjellë cdo notë ne memorjen time qe më qëdnron akoma si vepër me potencial
por ajo unë po theksoj është teknika virtuoziteti, vështërsite e linjes kompozicionale të partit violonistik.
mendoj që ish mrekullia dhe më habiti se si aq bukur e solli mes atyre vëshrersive teknike
solli jete , ne melos në bukurinë e motivit shkruar aq bukur dhe me finesë nga kompozitori Aleksander Peçi !…
Natyrshëm shkruar ,evidentuar motivin pop shumë me finesë
po tingujt që rrëshqisnin aq lehtas , bukur me habiten
po këto tinguj të interpretuar me mjeshtëri solli nervin energjinë atë apsoluten e kontrastit midis heshtjes dhe “traumës”ne muzikë .
Violinisti i talentuar Elvin Hoxha
Bravo!…
Vërtet më tronditi talenti i një djaloshi tepër inteligjent ,unik ,
fin ,në lojëen që nesër do jetë përseri ,po në skenat ku e presin koncerte pa fund drej suksesit.
Ështe gjenetike pa diskutim po!…
si bir i artisti i violoncelist briland Hayredin Hoxha
Një mrekulli!.
– [ ] Elvini i solli krenarinë madhështi me shpirt dhe ne si spektatorë morrëm estetikisht bukurinë e lojës briland, dhe jemi po dhe ne krenarë për artist të rinj ne moshë të djersitur në mendim ,ku madhështia suksesin e fsheh tek thjeshtësia .Është bukur !…
– [ ] Është e magjishme muzika e shkruar mjeshtërisht bukur nga mjeshtër Aleksandër Peçi!…
– [ ] dhe interpretuar në mënyrë unike ,me super teknikë virtuoze….
– [ ] Muzikë pa fjalë !
no coment !..
Një dirigjent mjeshtër, artist personalitet i shquar ,na përçoi me kulturë një harmonizim konfortim midis orkestres dhe violonistit
nje akord i bukur violinë dirigjent !…
Ajo që deshiroj ..dhe duhet theksuar ,propanganduar puna intesive tepër profesionale me një repertor të pasur nga një koncert në tjetër koncert
orkestra jonë e mrekullueshme .Ëeshte vlerë .Është histori.
Orkestra e mrekulleshme te RTSH që shumë në shumë koncerte me nivel me profesionalizëm i sheh gjithherë me vepra repertor të pasur ,repertor të zgjedhur në kohë dhe me kohën.Super organizim në staf!
Vërtet një mtekullii !…
koncerti i bukur i kompozitorit Aleksandër Peçi që krijimtsria e tij nuk pushon së rreshturi në të gjithë botën me sukses! Shkruar mjeshtërisht në të gjitha gjinitë muzikore.
Gjithashtu dhe për simfonine e Beethoven interpretuar mjeshtërisht .
Bravo, bravo gjithhere respekt!.bravo!
Më thonën shpesh që shkruan gjatë ,po është e vërtetë ,do të permirsohem .
Po e nis që tani.
Do të shkruaj shkurt!…por
neser më duhet të shkruaj gjatë ,për të folur e shkruar për artist instrumentist të tjerë tepër talent që po shkëlqejnë në botë .
Dhe shkurt po e mbyll ….
Suksesi është i atij që arrin i pari!..
Të gjitha sukseset në të gjitha fushat aktivitetet njerzore – intelektuale – etj janë rezultat i vullnetit.
Më pëlqen të shkruaj për gjithçka në një muzikë me muzikantë për artist të vlrtetë që ju lëngon mbae përkrahja në çdo aspekt gjithmon sipas mendimit tim si diana.
Mbase nuk jam thjesht një njeri!…
Por sytë e mij kanë grumbulluar rrufetë!…
Këtu në fshat , ku unë jetoj..
mes malesh ujra që rrjedhin pa fundësisht është ndryshe shumë më ndryshe.
Të gjithë më thërrasin mr emrin tim!
Natyrisht dhe unë i përgjigjem me mijra qënie, i thërras në një apeli intim !
Shkruaj vetëm muzikë.
Thjesht një fletë , një laps .
Mjafton në një ditë që nesër të jetë ndryshe sërisht!
Profesore Diana Ziu
@NewsIn.Al

