KreuKulturë / ArtDimitri Brubel: Artisti i grafitit vdiq me puthjen Brezhnev-Honecker në Murin e...

Dimitri Brubel: Artisti i grafitit vdiq me puthjen Brezhnev-Honecker në Murin e Berlinit

Dimitri Brubel: Artisti i grafitit vdiq me puthjen Brezhnev-Honecker në Murin e Berlinit

Artisti vdiq në Berlin më 14 gusht në moshën 62-vjeçare. 

Vepra e famshme e piktorit, “Zot: më ndihmo të mbijetoj në mes të kësaj dashurie vdekjeprurëse”, në Murin e Berlinit ishte ajo për të cilën ai ishte më i njohur. 

Fotoja e puthjes së dy liderëve, e realizuar nga fotografi francez Régi Bossiu, ia ka treguar Dmitry Brubel nga një i njohur nga Parisi, shkruan faqja ruse Snob.ru.

Duke parë vetë fotografinë, ai kishte thënë në atë kohë: “Kjo ishte një gjë e neveritshme, e neveritshme, në fillim pothuajse u thava, por megjithatë, siç ndodh zakonisht, doja të regjistroja atë që nuk është regjistruar në art, dhe kjo Puna disi filloi të bëhet një obsesion për mua.” 

Në fillim të vitit 1990, galerinë që ai kishte krijuar në banesën e tij e vizitoi galeristi Alexander Brodovsky, i cili kishte ardhur nga Berlini për të gjetur piktorë për ekspozitën e parë të avangardës sovjetike në Gjermaninë Lindore. Brodofksi e ftoi Dmitri Brubel, duke i sugjeruar që të pikturonte në Murin e Berlinit.

Me të mbërritur në Berlin dhe në pikën e Murit ku do të pikturonte ishte një kamion me bojëra, ndërsa në disa vende disa artistë kishin pikturuar veprat e tyre dhe këtë vend filluan ta quajnë Galeria East Side.

Filozofi rus dhe miku i Dmitri Brubelit, Aleksandër Marozov, duke iu referuar frazës nën grafitin “Zot: më ndihmo të mbijetoj në mes të kësaj dashurie vdekjeprurëse”, thotë se megjithëse origjina e saj nuk dihet, ajo i ngjan një thënieje nga Bibla. Madje ai thekson se “ky përshkrim fillimisht është perceptuar si një përshkrim satirik. Në botë këto puthje të zjarrta shkaktuan ndjenja të përziera. Kuptohej që ato përbënin një shfaqje ‘dashurie’. Të gjithë e kuptuan. Por çfarë do të thoshte ‘dashuri’ në këtë rast?”

Alexander Marozov tregon për Novaya Gazeta-Europe se tre javë para se Brubel të shtrohej në spital në gjendje koma, ajo që e preokuponte piktorin rus ishin fotografitë e Dmitri Kozatsky. “Brupel fjalë për fjalë po qante kur fliste për luftën, për këto foto, sa artistikisht ishin bërë”, thotë ai.

“Ai donte të bënte një ekspozitë VR (realiteti virtual) me këto foto, se si t’i bëhej një muze Butsa me ndihmën e teknologjive VR. Ai kërkonte mënyra për të përforcuar dëshmitë pamore të luftës me thënie letrare. Për të, pas 30 vitesh kaloi një vijë e drejtë midis ‘puthjes së vdekjes’ në Murin e Berlinit dhe kësaj dhune të lëshuar nga trupat ruse në Ukrainë në vitin 2022.”

VIKI JANO

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit